RREGULLAT DHE KUSHTET E SHFRYTËZIMIT TË SHËRBIMIT

Mirë se vini në www.smarket.mk. Ju lutemi lexoni me kujdes Rregullat e shfrytëzimit dhe Politikës së privatësisë, para se të filloni ta shfrytëzoni web-faqen.

Me shfrytëzimin dhe/ose duke vizituar web-faqen: www.smarket.mk dhe/ose cilën do nën web-faqe të www.smarket.mk, Ju dakordoheni me Rregullat dhe kushtet e shfrytëzimit të shërbimit dhe të Politikës së privatësisë. Përderisa nuk dakordoheni me ndonjërin prej këtyre kushteve, Ju lutemi të mos e shfrytëzoni web-faqen: www.smarket.mk.
Kjo marrëveshje mbi Rregullat dhe kushtet për shfrytëzimin e shërbimit është marrëveshje ndërmjet Ju (përdoruesi) dhe S-Market / SBV KOMPANI Beqir DOOEL (ne).

Web-faqja www.smarket.mk, në ndërkohë mund të pësojë ndryshime në Rregullat dhe kushtet e shfrytëzimit të shërbimit dhe ato do të hyjnë në fuqi në çastin e publikimit në web-faqe. Ju mund të dakordoheni me ndryshimet e Marrëveshjes dhe atë menjëherë pas publikimit të tyre. Për këtë arsye është me shumë rëndësi që Marrëveshjen ta rishikoni rregullisht, me qëllim që të siguroheni se jeni të informuar në kohë për të gjitha ndryshimet

.

E DREJTA E AUTORIT, MARKA TREGTARE DHE PRONËSIA INTELEKTUALE

Të gjitha materialet të cilat i përmban web-faqja janë në pronësi të S-Market me pronar www.smarket.mk. Secili kopjim, shpërndarje (distribuim), transferim ose ndonjë mënyrë tjetër modifikim dhe përdorim i materialeve të kësaj web-faqeje pa leje të shqiptuar me shkrim prej S-Market është rreptësisht i ndaluar.

PËRSHKRIMI I ARTIKUJVE DHE FOTOGRAFITË

Për të gjithë artikujt të cilët shiten nëpërmjet web-faqes: www.smarket.mk, është bërë përpjekja që të përshkruhen nga shumë afër dhe sa më saktë që të jetë e mundur. Fotografitë i pasqyrojnë artikujt e vërtetë dhe të njëjtit janë në pronësi të S-Market Shkup.

ÇMIMET

Të gjitha çmimet në web-faqen tonë janë në denarë, duke përfshirë TVSH-në, ndërsa nuk janë të përfshira shpenzimet e paketimit dhe shpenzimet e dërgesës së artikujve deri në adresën tuaj.

DISPONUESHMËRIA

Të gjithë artikujt të cilët shiten nëpërmjet www.smarket.mk, përpiqemi vazhdimisht t’i kemi gjendje, por nuk garantojmë se një artikull i caktuar gjithmonë do të jetë i disponueshëm. Nëse mungon atikulli, të njëjtin nuk do të keni mundësi ta porosisni.

PAGESA

Pagesën e porosisë suaj mund ta bëni me kartelë pagesore (Visa, MasterCard, Maestro). Të gjitha proceset zhvillohen nëpërmjet konektimit https të sigurtë. Transaksioni gjatë pagesës së artikullit, transferohet dhe procesohet nëpërmjet portalit për pagesa nga kartelat pagesore elektronike.

PËRGJEGJËSITË E S-MARKETIT

www.smarket.mk, ndërmerr dhe i përdor të gjitha masat e disponueshme për të mundësuar siguri të lartë të web-faqes sonë. Megjithatë, ne nuk mund të garantojmë se është i pamundur aksesimi i hakerëve, virusëve kompjuterikë dhe të ngjashme me çka dhe përdoruesit mund të preken. Secili përdorues dakordohet ta përdorë këtë web-faqe në rrezik të tij.

Qëllimi ynë është të jemi 100% në disponueshmëri të kohës, megjithatë mund të ndodh që web-faqja në periudha të caktuara mund të mos jetë e aksesueshme, për ndonjë arsye jashtë kontrollit tonë. Në asnjë rast nuk do të bartim pasoja materiale ose të tjera, nëse nuk kemi mundësi që përdorimi i shitores së internetit të vijon pa ndërperje ose plotësisht pa gabime.

Nëse shfaqet link i cili do t’ju lidh me palët e tjera, ne nuk ndërmarrim asnjë përgjegjësi lidhur me informacionet dhe mbrojtjen e të dhënave personale të cilat i sigurojnë ato web-faqe. S-Market nuk i shikon web-faqet me të cilat nëpërmjet linkut ka akses në www.smarket.mk dhe nuk mban përgjegjësi mbi përmbajtjet e web-faqeve të cilat udhëzojnë në web-faqen tonë.

Secili përdorues gjatë regjistrimit dhe blerjes, deklaron se është i vetëdijshëm dhe se dakordohet me politikat tona dhe rregullat e privatësisë dhe përdorimit, ndërsa janë të publikuara në web-faqen tonë.

Përdoruesit të cilët blejnë nëpërmjet www.smarket.mk, në rrjetet sociale kanë mundësi të publikojnë përvoja, vërejtje dhe lëvdata për artikujt ose të publikojnë komente, pyetje ose informacione të tjera, por nëse përmbajtja e të njëjtave nuk është legale, është kërcënuese, ofenduese ose e kategorizuar si “SPAM”, S-Market do t’i mënjanojë të gjitha porositë të cilat u takojnë kategorive të lartpërmendura.

S-Market mund t’i ndryshojë Rregullat e përdorimit në çdo kohë pa njoftim paraprak, por menjëherë pas ndryshimit të njëjtat do të publikohen në web-faqen tonë.