INFORMACION I PERGJITHSHEM

Kjo politikë e kthimit të mjeteve dhe për kthimin, përkatësisht ndërrimin e artikullit, i referohet vetëm atyre artikujve të cilët janë porositur dhe paguar nga blerësit, nëpërmjet on-line shitores www.smarket.mk dhe e njëjta i përfshin këto kushte:

  • Nëse ndodh që artikulli i blerë është me dëmtim nga fabrika, i njëjti ka garancion nëse kthehet në gjendjen e njëjtë, ashtu siç e keni pranuar, pa dëmtime fizike të dukshme dhe në paketimin original;
  • Kthimi, përkatësisht ndërrimi i artikullit kryhet vetëm nëse ka të bëjë me artikull të dëmtuar nga ana e prodhuesit, përkatësisht nëse artikulli është me gabim fabrike dhe nëse artikulli kthehet pa dëmtime të dukshme fizike dhe në paktimin original;
  • Blerësi ka të drejtë të kërkojë kthim/ndërrim të artikullit në afat prej 24 orëve pas pranimit të artikullit;
  • Kërkesën për kthimin e artikullit na e dërgoni nëpërmjet kontaktit të web-faqes, ndërsa mund të na kontaktoni nëpërmjet detajeve të kontaktit të lëna në kontaktin e web-faqes dhe do t’ju japim më tepër instruksione ndaj Politikës së kthimit/ndërrimit të artikullit. Në kërkesën duhet të shënohet arsyeja pse e ktheni/ndërroni artikullin dhe nëse dëshironi që artikulli të kthehet dhe jo të ndërrohet, duhet të shënohet dhe llogaria e transaksionit për kthimin e parave. Llogaria e transaksionit e shënuar në kërkesë duhet të përputhet me llogarinë e transaksionit me të cilën është kryer pagesa, e ashtuquajtur porosia;
  • Pas shqyrtimit të kërkesës suaj, nëse aprovohet, do t’ju kthehen mjetet tuaja ose do t’ju dërgohet artikull i ri;
  • Kthimin e vlerës së paguar do ta kryejmë në afat prej 10 ditëve të punës, në kartelën pagesore, përkatësisht në llogarinë e transaksionit prej së cilës është bërë pagesa e parë;
  • Ndërrimi i artikullit do të bëhet në afat prej 10 ditëve të punës, nëse janë plotësuar kushtet dhe është aprovuar kërkesa e ndërrimit.