INFORMACION I PERGJITHSHEM

Për dërgesën e artikujve kemi lidhur marrëveshje me Kargo Ekspres (www.kargoekspres.mk). Në marrëveshje me Kargo Ekspres, S-Market i shpërndan dërgesat në të gjitha qytetet në Maqedoni dhe në distancë deri në 5 kilometra larg tabelës hyrëse të qytetit. Artikujt e porositur do t’ju dërgohen deri te adresa të cilën e keni shkruar si adresë të dërgesës. Nëse adresa e dërgesës është vendbanim me distancë më larg se 5 kilometra larg tabelës hyrëse të qytetit, blerësi është i detyruar të tërheq artikullin në përfaqësinë më të afërt të Kargo Ekspresit.

Dërgesa e porosisë suaj kryhet në afat prej 3 ditëve të punës. Nëse korrieri i cili i kryen dërgesat nuk arrin t’ju gjejë në adresën e dhënë dhe t’ju dorëzojë dërgesën, do t’ju kontaktojë në numrin e telefonit të cilin e keni lënë për kontakt. Për këtë arsye është me shumë rëndësi që gjatë kryerjes së porosisë të lini të dhëna të sakta dhe numër të saktë të telefonit. Të njëjtat përdoren vetëm gjatë dërgesës. Secili blerës është i detyruar që gjatë dërgesës së artikullit ta kontrollojë atë, eventualisht për dëmtime gjatë transportit dhe të verifikojë nëse porosia është e kompletuar. Nëse artikulli është porositur i dëmtuar ose dërgesa nuk është e kompletuar, blerësi është i detyruar të na informojë menjëherë.

S-Market rezervon të drejtën të vonojë dërgesën, nëse nga blerësi për ndonjë arsye vonohen mjetet pagesore në llogarinë tonë.