Sa kushton dërgesa?

Çmimi i dërgesës varet nga pesha dhe vëllimi i paketës si dhe lokacioni deri ku bëhet dërgesa.
Dërgesa e aparateve/paketave të vogla kryhet nëpërmjet Kargo Ekspres-it, paguhet tek korrieri i Kargo Ekspres-it gjatë pranimit të porosisë dhe kushton 140 denarë, sipas çmimores së Kargo Ekspres-it (https://www.kargoekspres.mk/Cenovnik.aspx).
Dërgesa e aparateve të mëdha për amvisëri/teknikë të bardhë kryhet vetëm në Shkup dhe rrethinë. S-Market dërgesën e kryen pa pagesë, pa dallim nëse banoni në shtëpi private apo në ndërtesë.

A kryeni dërgesa jashtë shtetit?

S-Market nuk kryen dërgesa jashtë shtetit.

Për sa kohë do ta pranoj artikullin e porositur?

Në Shkup dhe rrethinë, artikujt i dërgojmë të njëjtën ditë.
Në qytetet dhe në vendbanimet e tjera, artikujt dërgohen në afat prej dy (2) deri në pesë (5) ditë pune.
Megjithatë, për arsye të motit të keq, në ditë jo-pune dhe në festa, si dhe për arsye të faktorëve të tjerë të cilët nuk varen prej nesh, dërgesa mund të shtyhet për një (1) deri në dy (2) ditë pune.

Si mund ta paguaj porosinë time?

Pagesën e porosisë suaj mund ta kryeni me kartelë pagesore.

A mundet ta ndryshoj apo ta anuloj porosinë time?

Përderisa dëshironi ta ndryshoni apo anuloni porosinë tuaj, Ju lutemi na kontaktoni në.
Përderisa artikulli veçmë është dërguar, nuk mund ta anulojmë porosinë tuaj.

Si mund ta zëvendësoj artikullin?

Zëvendësimi i artikullit mundësohet me plotësimin e kushteve të sqaruara në Politikën e privatësisë mbi kthimin dhe zëvendësimin e artikullit.
Gjatë zëvendësimit të artikullit, shpenzimet për kthimin e artikullit janë në ngarkesë të blerësit, përveç se në rastet kur artikulli i blerë është me dëmtim nga fabrika dhe nëse artikulli kthehet pa dëmtime të dukshme fizike dhe në paketimin origjinal Politika e kthimit dhe zëvendësimi i artikujve.

Porosia ime po vonohet shumë?

Nëse porosia juaj po vonohet shumë, më gjatë se afatet e zakonshme të dërgesës, Ju lutemi na kontaktoni në.

Si të porosis dhe të blej artikull?

Procedura e porosisë është siç vijon:
Artikujt për të cilët jeni të interesuar i vendosni në shportë.
Në hapin tjetër të porosisë, i plotësoni të dhënat tuaja (ose vetëm logoheni nëse paraprakisht keni krijuar llogari të përdoruesit në: (https://smarket.mk).
Hapi i fundit është pagesa dhe me këtë hap tani më keni porositur artikull/artikuj.

Cilat do të ishin përparësitë nëse krijoj llogarinë e përdoruesit në faqen tuaj?

Përparësitë janë siç vijon:
Procesi i blerjes është më i shpejtë, pasi nuk duhet t’i plotësoni të njëjtat fusha gjatë secilës blerje.
Mund t’i shënoni artikujt të cilët ju pëlqejnë si të Preferuar (Wishlist).
Mund t’i shikoni të gjitha porositë tuaja të mëparshme.
Mund të zgidhni, nëse dëshironi të pranoni e-mail nga ana jonë.

Si t’ju kontaktojmë?

Detaje të kontaktit mbi S-Market, keni në linkun në vijim: (https://smarket.mk/al/kontakt/).