INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME MBI POLITIKËN E PRIVATËSISË

Politika e privatësisë sqaron mënyrën se si S-Market /SBV KOMPANI Beqir SHPK (në tekstin në vijim “ne”) i përdor të dhënat tuaja dhe ka të bëjë me web-faqen www.smarket.mk
Me politikën e privatësisë rregullohet e drejta e privatësisë dhe sigurisë së të dhënave personale të cilat janë pjesë e procesimit.
Ju lutemi, lexoni Politikën e privatësisë me qëllim që të mundeni më lehtë të kuptoni se cilat informacione grumbullohen prej Jush dhe si i përdorim ato informacione. Gjithashtu, rekomandojmë që kohë pas kohe të verifikoni të njëjtën, pasi ne kemi të drejtën e ndryshimit të Politikës së privatësisë. Të gjitha ndryshimet do të publikohen në këtë Politikë të privatësisë.

Me aksesimin ose me përdorimin e web-faqes sonë, ju dakordoheni me të gjitha kushtet e definuara të Politikës së privatësisë.

GRUMBULLIMI DHE PËRPUNIMI I INFORMACIONEVE

Për të dhëna personale përllogariten të dhënat me të cilat përcacktohet identiteti i blerësit siç janë: emri, mbiemri, adresa postare, numri i telefonit për kontakt dhe adresa elektronike dhe të njëjtat janë dhënë me vetë dëshirë nga përdruesi në www.smarket.mk. Porosia e artikullit mundësohet vetëm nëse përdoruesi regjistrohet në sistemin S-Market. Gjatë kohës së procesit të regjistrimit grumbullohen këto të dhëna: emri, mbiemri, adresa postare, numri i telefonit për kontakt dhe adresa elektronike.

S-Market nuk grumbullon informacione të tjera të natyrës financiare siç janë numri i kartelës dhe/ose numri i llogarisë bankare.

Të gjitha proceset variojnë nëpërmjet https konektimit. Transaksioni gjatë pagesës së artikullit transferohet nëpërmjet portalit për pagesa nga kartelat elektronike pagesore.

PËRDORMI DHE RUAJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE

S-Market nuk do t’i keqpërdorojë, nuk do t’i japë dhe as do t’i zbulojë të dhënat personale të përdoruesve, përveç në rastet e përshkruara me ligj. Përdorimi i të dhënave personale do të jetë vetëm për nevojat teknike të faqes së internetit, me qëllim që të mundësojë aksesimin deri te informacionet ose për komunikim të përgjithshëm me përdoruesit. Të gjitha të dhënat e përdoruesve mbrohen në mënyrë të sigurtë dhe u janë aksesuar vetëm të punësuarve në kompaninë tonë dhe të njëjtët janë të obliguar të respektojnë besueshmërinë e të dhënave tuaja.

Në rast të transferimit ose shitjes së biznesit, informacionet e përdoruesve si pjesë e biznesit, gjithashtu transferohen më tej, por ato vazhdojnë të jenë të mbrojtura me Politikën e privatësisë paraprake.

LIRIA E ZGJEDHJES

Secili përdorues i jep me vetë dëshirë të dhënat e tij personale në S-Market dhe vet i kontrollon informacionet të cilat i jep. Nëse përdoruesi vendos të mos i jep të dhënat personale në S-Market, duhet të ketë parasysh se disa pjesë të faqes së internetit www.smarket.mk mund të mos jenë të aksesueshme.

MBROJTJA E LLOGARISË SUAJ

Fjalëkalimi juaj është “çelësi” i llogarisë suaj. Emri juaj i përdoruesit dhe fjalëkalimi duhet të dallohen dhe vetëm Ju duhet t’i dini. Ju rekomandojmë që gjatë krijimit të fjalëkalimit tuaj të përdorni numra, shkronja dhe shenja speciale. Nëse e humbisni kontrollin e fjalëkalimit, humbisni dhe kontrollin e të dhënave tuaja personale dhe ju mund të bëheni subjekt i veprimeve juridike të ndërmarra në emrin tuaj. Nëse fjalëkalimi juaj është i kompromituar për ndonjë arsye, na njoftoni menjëherë dhe ndryshoni fjalëkalimin tuaj.

COOKIES/TEKNOLOGJIA E NDJEKJES

Web-faqja mund të përdorë ,,cookies” dhe teknologji të ndjekjes, të cilat janë të dobishme për grumbullimin e informacioneve (jo të të dhënave personale) siç janë lloji i kërkimit dhe sistemi operativ, ndjekja e numrit të përdoruesve të faqes së internetit dhe koha mesatare e përdorimit të web-faqes nga përdoruesit. Këto informacione regjistrohen në mënyrë automatike dhe përdoren për përmirësimin e përmbajtjes dhe funksionaliteteve të web-faqes me qëllim të përshtatjes ndaj nevojave të përdoruesve. Këto informacione nuk ndiqen më tej dhe nuk barten te pala e tretë.

PERSONAT E MITUR

S-Market u rekomandon të gjithë prindërve dhe kujdestarëve që t’i informojnë fëmijët e tyre mbi mënyrën e trajtimit të të dhënave personale në internet. Personat e mitur nuk lejohet të japin të dhëna personale pa pasur lejen e prindërve ose kujdestarëve të tyre dhe nuk u lejohet të krijojnë llogari në faqen tonë. S-Market, kurrë nuk do të marrë me qëllim të dhëna personale të të miturve ose t’i përdorë në ndonjë mënyrë dhe as nuk do t’i bart pa leje te palët e treta.

KOMENTE DHE PËRMBAJTJE TË VLEFSHME

Nëse në web-faqen tonë postoni komente ose përmbajtje të vlefshme të cilat përmbajnë informacione personale, duhet ta dini se të njëjtat mund të lexohen, të merren ose të përdoren nga përdoruesit dhe vizitorët e tjerë të web-faqes ose nga persona të tretë dhe kompani të tjera. Ne, nuk mbajmë përgjegjësi mbi këto informacione dhe nuk mund të garantojmë se ato informacione nuk do të përdoren nga pesonat e tretë dhe/ose prej jashtë web-faqes.

RRJETET SOCIALE

S-Market (smarket.mk) u ofron përdoruesve mundësi komunikimi dhe publikimi të përmbajtjeve në rrjetet sociale si Facebook, Instagram, Twitter, Google+ dhe të tjera. Ndërveprimi juaj në këto rrjete dhe të gjitha informaconet të cilat i publikoni nëpërmjet tyre janë publikisht të shikueshme dhe të aksesueshme jashtë web-faqes sonë. Nëse nuk dëshironi që ato informacione të jenë publikisht të aksesueshme, atëherë nuk duhet t’i shfrytëzoni këto mundësi të web-faqes sonë ku ne jemi të pranishëm. Ne nuk mbajmë përgjegjësi mbi informacionet të cilat i publikoni sipas kësaj mënyre.

LIDHJE ME FAQE TË TJERA TË INTERNETIT

Informacionet e dhëna në këtë Politikë të privatësisë i referohen vetëm këtë web-faqeje. Kur të largoheni nga web-faqja e smarket.mk, Ju lutemi të jeni të kujdesshëm dhe t’i lexoni politikat e të dhënave personale të secilës web-faqe tjetër.

INFORMACIONE MBI POLITIKËN E MBROJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE

Përderisa keni pyetje lidhur mbi mbrojtjen e të dhënave personale dhe si veprojmë ne me to, Ju lutemi na kontaktoni nëpërmjt formës së kontaktit në web-faqen tonë ose shfrytëzoni informacionet e ofruara të kontaktit për të na kontaktuar.

NJOFTIM MBI NDRYSHIMET

Nëse do të ketë ndryshime në Politikën e mbrojtjes së të dhënave personale, të njëjtat do të shkruhen në këtë Politikë të mbrojtjes së të dhënave personale dhe do të publikohen në web-faqen tonë.

Ndryshimi i fundit: Dhjetor 2019-të.